AA
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar Ligjin për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare.
Ligji u miratua me shumicë prej 80 votave “për”. Deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, thotë se nga shtatori, të gjithë nxënësit do të gëzojnë të njëjtat të drejta, duke e bërë arsimin gjithëpërfshirës dhe të barabartë për të gjithë nxënësit.
“plenare me 80 vota PRO u miratua Ligji për Institucionet e Arsimit të Mesëm të Bashkësive Fetare. Nga shtatori, të gjithë nxënësit do të gëzojnë të njëjtat të drejta, duke e bërë arsimin gjithëpërfshirës dhe të barabart për të gjithë nxënësit”.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt drejtësisë dhe respektimit të lirisë së besimit në vendin tonë!”, ka shkruar deputetja Saliu.
Ndryshe, me këtë ligj, nxënësit e shkollave fetare do të kenë mundësi të vazhdojnë fakultetin në drejtime të ndryshme, gjë që më parë ishte e pamundur, pasi diploma e tyre nuk njihej nga institucionet e arsimit të lartë.
Ibrahimi: E premtuar, e realizuar
Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Shkollat e Mesme Fetare, duke e cilësuar këtë si një moment historik për shoqërinë dhe arsimin në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në një deklaratë të ndarë përmes rrjeteve sociale, Ibrahimi theksoi se miratimi i ligjit me mbështetjen e dy të tretave të deputetëve në Kuvend është dëshmi konkrete se politika mund të jetë mjet për të garantuar barazi, dinjitet dhe respekt ndaj diversitetit.
“E premtuar – e realizuar. Faleminderit të gjithë deputetëve që me 2/3 e shumicës e mbështetën këtë ligj,” u shpreh ai.
“Sot, në mënyrën më të mirë dëshmuam se jemi për barazi në arsim, për një shoqëri që e respekton diversitetin dhe ka mirëkuptim për nevojat e qytetarëve.”
Ibrahimi nënvizoi se ky vendim është rezultat i një angazhimi politik të sinqertë, që e sheh pushtetin si shërbim ndaj qytetarit dhe jo si privilegj, duke shtuar me emocion:
“Janë këto çaste kur i thua vetes: ‘prandaj ia VLEN’.”
Në fund, ai shprehu urime për të gjithë nxënësit dhe familjet që do të përfitojnë nga ky zhvillim i ri në sistemin arsimor të vendit.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në konferencë për media, ka deklaruar se në bazë të burimeve të sigurta
Situata me furnizimin dhe çmimet e derivateve të naftës në vend ka nxjerrë në pah, sipas Bashkimit Demokratik për Integrim,
Kryeministri Hristijan Mickoski ka bërë të ditur sot se do të takohet me përfaqësues të zinxhirëve të supermarketeve, për të