AA
Të punësuarit në Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, përmes një letre të dërguar sot në media, reagojnë se për muajt prill, maj dhe qershor nuk u janë paguar pagat.
Në pyetjen e “Meta” drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, nën kompetencën e së cilës është Inspektorati, ata u përgjigjën se së shpejti problemi do të zgjidhet dhe se të punësuarit do t’i marrin pagat e prapambetura.
“Po jetojmë pa pagë, pa status dhe pa të ardhme – për shkak të turpit shtetëror që askush nuk do ta zgjidhë. Ministria e Drejtësisë, nën drejtimin e Igor Filkov, na detyrohet tre paga për prillin, majin dhe qershorin, ndërsa paga e korrikut është krejtësisht e pambuluar, pasi Ministria ende refuzon të na marrë nën administrimin e saj – pavarësisht se Kuvendi më 24 qershor miratoi ligjin që i detyron të bëjnë këtë brenda 30 ditësh. Afati skadoi, reagim – zero, përgjigje – zero. Ndërsa ne jetojmë me kredi, blejmë bukë me borxh dhe kemi frikë për fëmijët tanë, ministri fshihet pas burokracisë dhe mbron interesat personale të drejtorit Arsim Idrizi, i cili e përdor institucionin për prokurime publike të lëngjeve, për fotografi dhe për punësimin e militantëve partiakë, ndërsa ne mbetemi në rrugë”, thuhet në reagimin e të punësuarve të Inspektoratit.
“Meta” iu drejtua Ministrisë së Drejtësisë nga ku premtojnë zgjidhje të shpejtë të problemit.
“Për punonjësit u vonua pagesa e pagave për shkak se ligji ishte ‘bllokuar’ në procedurat parlamentare. Tani kjo është zgjidhur. Ministria tashmë u ka paguar pagat për muajt janar, shkurt dhe mars, ndërsa së shpejti do t’u paguhen njëherësh edhe pagat për prill, maj dhe qershor, aktualisht po bëhen llogaritjet. Tani nuk ka asnjë pengesë për këtë”, thanë nga ministria. (INA)
Një numër i madh pacientësh me goditje në tru dhe me gjendje që i paraprijnë kësaj sëmundjeje po trajtohen në
Profesori dhe ish-ministri i brendshëm, Ljubomir Fërçkoski pret që ndryshimet politike në Serbi të ndikojnë edhe në Maqedoninë e Veriut.
Sot ka ndërruar jetë Enver Rifati, i njohur si komandant Xhaxhi, një nga luftëtarët e luftës së vitit 2001. Lajmi