AA
Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave, Mustafa Dauti, ka zhvilluar sot një takim pune me zëvendësministrin për Punë të Brendshme, Astrit Iseni.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve me qëllim rritjen e sigurisë kufitare, luftën kundër kontrabandës dhe trafikimit të paligjshëm, si dhe shkëmbimin e të dhënave dhe informatave në kohë reale.
Dauti vlerësoi qasjen konstruktive të zëvendësministrit Iseni, duke theksuar rëndësinë e dialogut profesional ndërmjet strukturave të Doganave dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Mbështetja e tij është e rëndësishme për të forcuar mekanizmat e bashkëpunimit institucional”, theksoi Dauti.
Maqedonia e Veriut e ka parë edhe më herët një skenar të tillë: kryeministra të dehur nga pushteti, të cilët
Armata e Maqedonisë po kalon një periudhë intensive modernizimi, e cila përfshin furnizimin me pajisje moderne ushtarake, reforma sistemike dhe
Deri në orën 18:00, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 14 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të cilat