AA
Prej disa javësh, rrjetet sociale janë mbushur me zëra për një lidhje të mundshme mes modeles së njohur Loredana Zefi dhe reperit Don Xhoni.
Spekulimet nisën pas një videoje të përbashkët të tyre, ku të dy shfaqeshin shumë të afërt, duke ngritur dyshime për diçka më shumë sesa miqësi.
Por ajo që ka tërhequr vëmendjen më shumë është fakti se Loredana po shfaqet gjithnjë e më shpesh me fustane të kuq, një detaj që fansat nuk e kanë lënë pa komentuar. Në videon që ndezi thashethemet, ajo mbante një fustan të kuq elegant – dhe pak ditë më pas, u shfaq sërish me një fustan po në të njëjtën ngjyrë gjatë një dasme.
Kjo ka bërë që shumë ndjekës të aludojnë se zgjedhja e ngjyrës së kuqe mund të jetë e lidhur me Don Xhonin. A është kjo ngjyra e tij e preferuar? Apo ndoshta një simbolikë e fshehtë që lidhet me marrëdhënien e tyre?
As Loredana dhe as Don Xhoni nuk kanë reaguar publikisht ndaj këtyre spekulimeve, por ngjyra e kuqe po shfaqet si një detaj që ngacmon fantazinë e publikut, shkruan Kosovarja.
Rastësi apo një mesazh i heshtur?
Maqedonia e Veriut ka flotën më të vjetër të automjeteve në rajon, me një moshë mesatare prej 19,4 vjetësh, sipas
Sot (23.10.2026), në orën 12:05, në autostradën Gostivar – Tetovë, nëpunës policorë nga Njësia Mobile për Sigurinë e Trafikut Rrugor
Policia ka zhvilluar sot një aksion kontrolli në një objekt hotelierik në Qendrën Tregtare të Qytetit në Tetovë, ku te