
Jonuzi: Samiti i OSBE-së në Shkup – sukses i pathyeshëm diplomatik
Në përgjigje të akuzave të koalicionit VLEN ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, për organizimin e Samitit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së në Shkup, gazetari dhe analisti Destan Jonuzi ka theksuar se ky ishte një prej momenteve më të rëndësishme diplomatike për vendin.
“Si gazetar pata privilegjin të ndjek nga afër Samitin e Ministrave të Jashtëm të OSBE-së në Shkup. Mbi 1.000 delegatë nga 57 shtete, figura të rëndësishme të diplomacisë botërore, erdhën në kryeqytetin tonë për të folur për paqen, sigurinë dhe bashkëpunimin,” tha Jonuzi.
Ai nënvizoi se organizimi i këtij eventi ndërkombëtar e vendosi Shkupin në qendër të vëmendjes botërore.
“Ishte një moment ku Shkupi u bë qendra e diplomacisë ndërkombëtare dhe Maqedonia e Veriut u shfaq si faktor stabiliteti dhe nikoqir shembullor,” shtoi ai.
Sipas tij, ky samit duhet të konsiderohet një arritje e madhe për vendin.
“Jam i bindur se ky samit do të mbetet në historinë e vendit tonë si një nga sukseset më të mëdha diplomatike,” përfundoi Jonuzi. Flaka
The post Jonuzi: Samiti i OSBE-së në Shkup – sukses i pathyeshëm diplomatik appeared first on Flaka, në çdo lajm… .