
Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim mban aktivitetin e parë
Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim ka shpallur ftesën për organizimin e një Akademie Solemne kushtuar 24-vjetorit të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit. Ngjarja do të mbahet më 13 gusht 2025 (e mërkurë), në orën 18:00, në hotelin Aleksandar Palace në Shkup.
Në ftesën zyrtare të BDI-së thuhet:
“Të nderuar, Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim ka nderin t’Ju ftojë të merrni pjesë në Akademinë Solemne me rastin e 24-vjetorit të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit. 13 gusht 2025 (e mërkurë), ora 18:00
Aleksandar Palace – Shkup. Ju mirëpresim!”
Marrëveshja e Ohrit, e nënshkruar më 13 gusht 2001, u bë themel i riorganizimit politik dhe kushtetues të Maqedonisë së Veriut, duke garantuar të drejta më të gjera për shqiptarët dhe komunitetet tjera në vend.
Kjo ngjarje pritet të jetë një moment reflektimi mbi arritjet dhe sfidat në zbatimin e marrëveshjes gjatë këtyre 24 viteve, si dhe një mesazh për ruajtjen e karakterit multietnik dhe paqësor të shtetit. Flaka Media