
Përçahen partitë maqedonase në qeveri – Ju kush garon vetëm në zgjedhjet lokale!
Lideri i Konceptit Maqedonas, Petar Bogojevski, ka shpallur zyrtarisht se partia që drejton do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2025 me lista të veta për këshilltarë dhe kandidatë për kryetarë komunash, shkruan Flaka Media
Edhe pse pjesë e qeverisë aktuale, Koncepti Maqedonas ka vendosur të garojë në mënyrë të pavarur në nivel lokal. “Thirrja është e hapur për të gjithë qytetarët e Maqedonisë – pa dallim etnie, feje, gjinie apo arsimimi. Ju i propozoni kandidatët, ne ju mbështesim plotësisht,” thuhet në njoftimin e partisë.
Sipas Bogojevskit, zgjedhjet lokale janë një moment vendimtar për të ardhmen e komunave dhe cilësinë e jetës së qytetarëve. Ai theksoi se prioritet do të kenë kandidatët me integritet të lartë, të respektuar në komunitetin e tyre dhe të përkushtuar në shërbim të interesit publik.
Afati për paraqitjen e kandidaturave përmes formularit online, emailit apo kontaktit telefonik është deri më 20 gusht 2025. “Nëse beson në ndryshim, qeverisje të ndershme e transparente dhe politika në shërbim të qytetarëve – kjo është shansi yt,” thekson Koncepti Maqedonas. Flaka Media