
Ky është Bujar Hoxha- protagonisti kryesor i rastit tragjik në Gjilan
Nga rasti tragjik me tri viktima në Gjilan, ka mbetur i plagosur rëndë edhe Bujar Hoxha. Ai është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Të hënën, gjendja e tij ishte e rëndë, por stabile.
Sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta Insajderi, Bujar Hoxha është një nga personat kyç të përfshirë në këtë ngjarje. Burime të afërta bëjnë të ditur se thelbi i konfliktit që çoi në vrasjen e trefishtë ka nisur pikërisht nga Bujar Hoxha.
Në prill të këtij viti, Bujar Hoxha kishte denoncuar në polici Mefail Shkodrën për fajde. Prokuroria Speciale konfirmoi se Hoxha kishte dorëzuar edhe një kallëzim penal ndaj Shkodrës.
Fajdexhiu nga Gjilani, pasi ishte marrë në pyetje nga Prokuroria, ishte lënë i lirë në procedurë të rregullt.
Konflikti që përfundoi tragjikishit nisi pas denoncimit që Hoxha i bëri në polici Shkodrës.
Gazeta Insajderi sjell edhe fotografitë e Bujar Hoxhës, i cili vazhdon të trajtohet në QKUK.
