Haradinaj: Mbajtja sekret e kandidaturës është ofenduese ndaj Kosovës Lajmi në koment
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas dështimit të vazhdimit të sotëm të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, tha se nuk ka arsye që të mbahet e fshehtë kandidatura për kryetar të Kuvendit deri në seancë.
“E kisha kuptuar nëse bëhet fjalë për drejtorin e AKI-së. Por të mbahet sekret kandidatura deri në seancë edhe prej deputetëve është shumë e palogjikshme dhe ofenduese ndaj Kosovës”, tha Haradinaj.