Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Kriza me KSHZ-në: BDI dhe ASh akuzojnë qeverinë për vendim antishqiptar, VLEN akuzon  BDI-në
Maqedoni

Kriza me KSHZ-në: BDI dhe ASh akuzojnë qeverinë për vendim antishqiptar, VLEN akuzon BDI-në

August 24, 2025

AA

Vendimi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për uljen e numrit të këshilltarëve në komunat shqiptare ka nxitur reagime të ashpra nga partitë politike shqiptare, të cilat e cilësojnë si vendim antikushtetues dhe diskriminues, shkruan Flaka Media

BDI: Mbivotim etnik, rikthim në kohën e Millosheviçit

Nga BDI thonë se vendimi është precedent i rrezikshëm që kthen vendin pas.
“Ky vendim nuk është vetëm i dëmshëm politikisht për shqiptarët, por është edhe precedent i rrezikshëm që kthen vendin në kohën e Millosheviçit dhe Rrahman Morinës, kur vullneti i shqiptarëve injorohej dhe shkelej sistematikisht. Sot, megjithëse Kushtetuta është e qartë dhe ekziston vendim i Gjykatës Kushtetuese, ata përsëri shkelën çdo normë juridike dhe demokratike,” thuhet në reagimin e BDI-së.

Sipas kësaj partie, komunat shqiptare janë dëmtuar drejtpërdrejt: në Gostivar numri i këshilltarëve bie nga 31 në 23, ndërsa në Strugë, Kërçovë, Vrapçisht, Zhelinë dhe Tearcë, për nga 4 këshilltarë më pak.

ASh – krahu i Arben Taravarit: VLEN në shërbim të Mickoskit

Nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit u drejtuan akuza të forta ndaj qeverisë dhe VLEN-it.
“Situata është e qartë: VLEN-i është pajtuar me pretendimet e Mickoskit për të rrënuar çdo gjë shqiptare. Madje, anëtari i tyre në KSHZ, Abdush Demiri, mungoi në seancën vendimtare për fatin e mërgatës dhe të komunave shqiptare. Kjo manovër nuk kalon te shqiptarët. Tetori është afër dhe verdikti i shqiptarëve do të jetë fatal për këtë grupim të izoluar,” thuhet në reagim.

ASh – krahu i Ziadin Selës: Do ta ankimojmë vendimin

Nga krahu tjetër i Aleancës, ai i Ziadin Selës, paralajmërojnë veprime ligjore.
“Vendimi i KSHZ-së për zvogëlimin e numrit të këshilltarëve është antikushtetues. Ftojmë Gjykatën Administrative të hedhë poshtë vendimin, pasi bie ndesh me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Nëse kjo nuk ndodh, do ta ankimojmë në Gjykatë Kushtetuese. Çdo tentim për të organizuar zgjedhje mbi këtë bazë antikushtetuese rrezikon të gjithë procesin zgjedhor dhe sjell pasoja penale për anëtarët e KSHZ-së,” thuhet në reagim.

VLEN: BDI ka fshirë diasporën shqiptare

Ndërkohë, nga VLEN thonë se përgjegjësinë për diskriminimin e shqiptarëve e mban vetë BDI.
“Qeveria e BDI-së në vitin 2021 e fshiu diasporën shqiptare me regjistrimin e popullsisë. Ata shkruan, propozuan dhe votuan modelin që përjashtoi diasporën dhe dëmtoi përfaqësimin shqiptar. Ali Ahmeti, Bujar Osmani, Artan Grubi dhe të tjerët janë krijuesit e problemit. Ata u bënë milionerë, ndërsa shqiptarët u fshinë nga regjistrimi. Mesazhi është i qartë: BDI nuk mund ta zgjidhë një problem që e ka krijuar vetë,” thuhet në reagimin e VLEN-it. Flaka Media

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Policia godet grupin e dyshuar për vjedhje të rënda, pesë

November 26, 2026
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon

November 26, 2026
Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV – të zgjidhen

November 26, 2026
Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias: Synimi, zgjidhje

November 26, 2026
Kosovë

Flamuri kuqezi dhe ai i UÇK-së vendosen edhe në ulëset

November 26, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5261
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15659
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Skender Rexhepi në Kuvend, deklaroi se Qeveria po pret mendimin e

Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV –

Me bindjen se zgjerimi është imperativ strategjik për Bashkimin Evropian, ka përfunduar samiti BE–Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt dje

Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias:

Shkup, 26 nëntor 2026-Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me raportuesit e Komisionit të Venecias, në

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.