Kryetari i sapozgjedhur i jep Kuvendit një pauzë njëorëshe

Kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha, e ka çuar në një pauzë njëorëshe Kuvendin e Kosovës pas fjalimit që mbajti si kryeparlamentar.
Ai tha se më pas do të vazhdohet për zgjedhjen e nënkryetarëve.
Basha është zgjidhur sot kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Ai ka marr 73 vota për, kundër kanë votuar 30 dhe 3 kanë abstenuar.