Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Asllani: Inzagi më la të qetë tërë javën, Lautaro është një kapiten i madh
Sport

Asllani: Inzagi më la të qetë tërë javën, Lautaro është një kapiten i madh

January 29, 2024

AA

Lautaro Martinez shënoi golin me vlerën e tri pikëve, por heroi i vërtetë i Interit në transfertën ndaj Fiorentinës, ishte padyshim mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani, pasi të gjithë prisnin me interes për të parë si do t’ia dilte të zëvendësonte një futbollist si turku Çalhanoglu.

Pas ndeshjes, Asllani mori sërish vëmendjen e medias, teksa ndër të tjera zbuloi se është më i bindur se kurrë që ka marrë vendimin e duhur për të mos u larguar nga Interi gjatë merkatos.

– Më në fund vjen momenti juaj…

Te Interi askush nuk kërkon më shumë hapësira. Të gjithë punojmë dhe është trajneri ai që merr vendimet. Unë kam përpara një mesfushor si Calhanoglu, që është fantastik dhe për më tepër, më qëndron pranë dhe më ndihmon shumë. Më ka këshilluar shumë edhe gjatë kësaj jave.

– Me Lautaron duket se kuptoheni mirë dhe sot i dhatë një asist…

Ai është një kapiten i vërtetë, i pari që është gjithmonë gati të më ndihmojë. Më ka qëndruar pranë dhe më ka folur vazhdimisht, edhe gjatë kohës së merkatos. Një kapiten dhe lider i vërtetë, ndaj e falënderoj për atë që bën. Goli ishte diçka e provuar shumë herë në stërvitje dhe më vjen mirë që funksionoi edhe në ndeshje dhe morëm tri pikët.

– Çfarë të ka kërkuar Inzaghi në veçanti?

Më ka lënë të qetë gjithë javën, për të mos pasur presion. Nuk ka treguar asnjë vëmendje speciale ndaj meje këtë javë dhe më ka dhënë mundësinë ta përgatis i qetë këtë 90-minutësh e të bëj atë që di më mirë në fushë. Kemi komunikuar shumë me shokët e skuadrës dhe kemi ndihmuar njëri-tjetrin, për të marrë një fitore mjaft të rëndësishme.

-Qëndruat te Interi edhe pse kishit për para disa futbollistë shumë të fortë…

Kam dy vite që jam pjesë e Interit dhe jam shumë i bindur që kam bërë zgjedhjen e duhur. Kam futbollistë të shkëlqyer në ekip. Në rolin tim kam Çalhanoglu që më ndihmon shumë. Me këta lojtarë mund të përmirësohesh çdo ditë e më shumë dhe të synosh nivele gjithnjë e më të larta.

/h.ll/abcnews.al

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

DAP publikon listën e borxhlinjëve: 5.200 qytetarë dhe kompani me

November 13, 2026
Kosovë

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, ja çfarë biseduan

November 12, 2026
Maqedoni

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, çka u bisedua?

November 12, 2026
Kosovë

“Do të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë”, Ambasada britanike kundërshton

November 12, 2026
Maqedoni

AKI porosi Afrim Gashit: “Nuk po vendos vetë, busull orientimi

November 12, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5160
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15468
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

DAP publikon listën e borxhlinjëve: 5.200 qytetarë dhe

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka bërë publike listën e fundit të borxhlinjve për muajin nëntor. Në të figurojnë

Kosovë

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, ja

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në kuadër të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Evropian

Maqedoni

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, çka

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në kuadër të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Evropian

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.