AA
Edhe pse Bashkimi Evropian ka një shkallë të lartë papunësie, punëdhënësit po përballen me një paradoks: më shumë se një milion vende pune mbeten të paplotësuara.
Sipas të dhënave të Eurostat, deri në 2.1% të të gjitha vendeve të punës në BE mbetën të lira në tremujorin e dytë të vitit 2025. Problemi kryesor nuk është mungesa e njerëzve, por mungesa e punëtorëve të kualifikuar, raporton Kamatica.
Numri më i madh i vendeve të lira të punës është në vendet më të zhvilluara evropiane. Gjermania kryeson me mbi një milion vende të lira pune, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar me 780 mijë dhe Franca me 504 mijë. Në të kundërt, në vende si Rumania (0.6%), Spanja dhe Polonia (0.8%), numri i vendeve të lira është shumë më i ulët.
Interesant është fakti se, pavarësisht se Spanja ka një numër të madh emigrantësh, ajo ka dukshëm më pak vende pune të lira sesa Gjermania. Kjo tregon se tendencat e migrimit nuk përputhen gjithmonë me nevojat e tregut të punës.
Arsyeja kryesore për këtë çekuilibër është mungesa e aftësive. Një anketë e Manpower Group tregon se 75% e punëdhënësve evropianë nuk gjejnë punonjës me kualifikimet e duhura – një rritje e madhe krahasuar me pesë vite më parë. Kjo nënvizon se vendet e punës të së ardhmes tashmë ekzistojnë, por mungon fuqia punëtore e përgatitur.
Mungesa më e madhe e punëtorëve të kualifikuar shihet në vendet veriore dhe perëndimore të Evropës. Ndërkohë që Komisioni Evropian po harton politika të reja punësimi, të dhënat tregojnë qartë se sfida kryesore është përputhja e njohurive dhe aftësive të punëtorëve me kërkesat e tregut modern të punës.
Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski beson se interpelanca që “E Majta” paraqiti për të, e cila është në rendin e
Mes penelave që vizatonin kujtesën, dhe nën tingujt e muzikës që shoqëronte artistët gjatë pikturimit, Çarshia e Shkupit u bë
Kryetari i Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski dje ndërroi jetë. Pas kësaj ngjarjeje tragjike, ligji në Maqedoninë e Veriut specifikon