AA
Eksperti i merkatos, Nicolo Schira, ka raportuar se Juventusi i ka dërguar ofertën e parë zyrtare Lille-s për yllin e Kosovës, Edon Zhegrovën.
Bardhezinjtë kanë ofruar 12 milionë euro plus bonuse për kartonin e tij.
Sipas të njëjtit burim, Zhegrova ka arritur marrëveshje personale me “Zonjën e Vjetër”, ku pritet të firmosë kontratë deri në vitin 2030 me një pagë prej 2.5 milionë eurosh në vit. Megjithatë, marrëveshja përfundimtare mbetet të gjendet mes Juventusit dhe Lille-s.
Klubi francez kërkon mes 15 deri në 20 milionë euro për lojtarin, i cili ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij. Afati i fundit i merkatos është 1 shtatori, dhe deri atëherë pritet të ketë “tym të bardhë” për transferimin e Zhegrovës drejt Torinos.
Nga ana tjetër, Lille nuk ka shumë hapësirë për ta penguar largimin e tij, pasi rrezikon ta humbë falas verën e ardhshme. Nëse marrëveshja mbyllet, Zhegrova do t’i bashkohej ish-bashkëlojtarit të tij, Jonathan David, i cili verën e këtij viti kaloi te Juventusi si lojtar i lirë. /ORAinfo/
Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, e priti në takim veprimtarin nga Kumanova, z. Selami Bajrami, përfaqësues
Forcimi i bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe thellimi i partneritetit institucional ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë ishin në
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njofton se ushtarakët e FSK-së kanë fituar medaljen e artë në garën prestigjioze “Cambrian Patrol