AA
Aleanca Kombëtare për Integrim ka njoftuar sot për një aderim të ri në radhët e saj. Bëhet fjalë për Sinan Idrizin, i njohur si multi-kampion në sport dhe biznes.
Idrizi është shpallur kampion në kick-boxing dhe karate, ndërsa ka ndërtuar edhe një karrierë të suksesshme në fushën e gastronomisë, me disa restorante në Norvegji dhe Tetovë. Përveç kësaj, ai është i angazhuar edhe në sportin lokal, duke mbështetur dhe drejtuar klubin Shkëndija-HB.
“Kemi fituar një qytetar kampion që i bashkohet ekipit tonë,” ka shkruar lideri i Aleancës, Arben Taravari, në një reagim publik.
Aleanca Kombëtare për Integrim e ka shoqëruar aderimin me moton: “Të gjithë në këmbë për Ardhmërinë!”
Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, e priti në takim veprimtarin nga Kumanova, z. Selami Bajrami, përfaqësues
Forcimi i bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe thellimi i partneritetit institucional ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë ishin në
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njofton se ushtarakët e FSK-së kanë fituar medaljen e artë në garën prestigjioze “Cambrian Patrol