Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 “Mendi Qyra premton mbështetje konkrete për sportistët e Strugës: Sporti si prioritet për fëmijët dhe komunitetin”
Maqedoni

“Mendi Qyra premton mbështetje konkrete për sportistët e Strugës: Sporti si prioritet për fëmijët dhe komunitetin”

August 29, 2025

AA

Kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyra, u takua me sportistët e qytetit, ku dëgjoi kërkesat dhe shqetësimet e tyre. Sportistët ngritën problemet e mungesës së infrastrukturës, bursave dhe mbështetjes së nevojshme për talentet lokale, duke kërkuar një qasje më serioze nga pushteti lokal.

Në një njoftim, Qyra theksoi se sporti nuk është vetëm çështje medaljesh, por edhe një element kyç për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve, duke u zotuar për mbështetje konkrete ndaj komunitetit sportiv strugan.

Më poshtë njoftimi i plotë i Mendi Qyrës:

“Duam një kryetar që do kujdeset për sportin dhe sportistët si baba e jo si njerk.”

“Struga është qytet i sportit, kemi aq shumë talente por edhe shumë zhgënjim.”

“Duam infrastrukturë, fusha e stadiume.”

“Duam bursa dhe mundësi për fëmijët që sjellin medalje në Strugë.”

-Këto ishin vetëm disa nga mesazhet që u dëgjuan sonte në takimin me sportistët e Strugës.

E kush më mirë se vetë sportistët mund të më ndihmojnë në përcaktimin e prioriteteve për sportin në qytetin tonë? Sonte dëgjova shumë zhgënjim e pesimizëm, por mbi të gjitha shumë histori suksesi, sportistë që pavarësisht vështirësive nuk janë ndalur dhe vazhdojnë të ecin përpara. Unë besoj tek struganët, ashtu siç besuam dhe shpallëm dy herë kampion FC Strugën, duke e bërë emrin e qytetit tonë të njohur edhe në garat evropiane.

Me punë e përkushtim, jam i bindur se sporti në Strugë shumë shpejt do të shkëlqejë. Sepse sporti nuk na sjell vetëm medalje e lavdi, klubet sportive janë jetike për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve tanë, si në aspektin shëndetësor, ashtu edhe në atë social.

-Prandaj, mbështetja për sportin nuk është luks, por domosdoshmëri. (INA)

Previous post
Next post
Të fundit
Botë

Reagon edhe Erdoğan pas përplasjeve në Gjeorgji, presidenti turk telefonon

November 27, 2026
Kosovë

Apeli e vërteton dënimin: Ja pse Kushtrim Kokalla u dënua

November 26, 2026
Kosovë

Policia godet grupin e dyshuar për vjedhje të rënda, pesë

November 26, 2026
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon

November 26, 2026
Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV – të zgjidhen

November 26, 2026
  • Botë 21
  • Kosovë 5262
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15660
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Skender Rexhepi në Kuvend, deklaroi se Qeveria po pret mendimin e

Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV –

Me bindjen se zgjerimi është imperativ strategjik për Bashkimin Evropian, ka përfunduar samiti BE–Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt dje

Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias:

Shkup, 26 nëntor 2026-Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me raportuesit e Komisionit të Venecias, në

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.