AA
Si kandidat i pavarur në garën për kryetar të komunës sot hyri Visar Ademi.
I shoqëruar nga disa miq të ngushtë i dorëzoi dokumentet e kandidaturës.
“Unë nuk kam logo partie, as nuk më shoqëron ndonjë lider partie, por qytetarët janë me mua, kështu Visar Ademi paralajmëroi fushatën zgjedhore dhe konfirmoi zyrtarisht qëllimin e tij për të qenë kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme. Pasi dorëzoi dokumentet, në deklaratën theksoi se nuk kandidon vetëm për të fituar zgjedhjet, por për të transformuar Gostivarin.
Ademi nuk do të ketë listë për këshilltarë dhe do të kandidojë vetëm për pozicionin e kryetarit të komunës. Ai e dorëzoi kandidaturën e tij në Komisionin komunal të zgjedhjeve në Gostivar, pasi ajo u verifikua më parë nga zyra rajonale e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Visar Ademi është doktor i shkencave ekonomike dhe ligjëron në disa fakultete.
Për pozicionin e kryetarit të komunës, në periudhën e kaluar është përmendur si kandidat u.d aktuar Vallbon Limani, i cili mbështetjen e merr nga krahu i Taravarit dhe me shumë gjasa do të jetë në një koalicion parazgjedhor me BDI-në. Kandidati i dytë është propozimi i koalicionit VLEN, Sebaeden Dauti. Deri më tani, Ademi është i vetmi kandidat i pavarur i paralajmëruar për komunën e Gostivarit. Afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave është 13 shtatori.
Ministria e Punëve të Brendshme informon se është vënë në funksion aplikacioni ueb me ndërfaqe për pajisjet mobile “Qyteti i
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov deklaroi se uji i pijshëm në Gostivar është i pastër dhe
„Politika bazohet në biseda. Unë jam nga ata politikanë që duan të bisedojnë derisa të arrihet zgjidhja. Edhe në rastin