Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Vrasësi i ushtarit Muaremi ende është në arrati
Maqedoni

Vrasësi i ushtarit Muaremi ende është në arrati

August 29, 2025

AA

Policia është ende në kërkim të të dyshuarit të parë për vrasjen e pjesëtarit të Ushtrisë, Agim Muaremi, i cili u qëllua me disa plumba nga pistoleta më 11 korrik në fshatin Batincë të Shkupit. Nga MPB konfirmojnë se personi që ka qëlluar është identifikuar, por ende nuk është gjetur dhe arrestuar, shkruan Alsat.

“Më 17 korrik në Prokurorinë Themelore Publike Shkup është ngritur kallëzim penal me procedurë të shpejtë kundër XH.M. (25 vjeç) për kryerjen e veprës penale “Vrasje” dhe kundër B.P. (35 vjeç) për kryerjen e veprës penale “Vrasje” sipas nenit 123 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal. Personi B.P. është privuar nga liria dhe iu është dorëzuar organeve gjyqësore, ndërsa XH.M. ende nuk është i kapshëm për organet e rendit dhe po ndërmerren masa për gjetjen e tij”, thonë nga MPB.

Përveç këtyre dy personave të dyshuar për vrasjen e Muaremit, në ngjarje janë përfshirë edhe dy persona të tjerë që ende nuk janë as identifikuar e as gjetur nga policia. Muaremi u vra më 11 korrik në Batincë, pasi katër persona me makinë Opel Astra ia ka bllokuar lëvizjen automjetit në të cilin ndodhej ushtari, dhe pastaj personi i parë i dyshuar ka qëlluar pesë herë ndaj Muaremit dhe vajzës së tij.

Vajza e tashmë të ndjerit, së bashku me familjarë e kanë dërguar Muaremin në spital, ku edhe ka ndërruar jetë. Si policia ashtu edhe prokuroria për Alsat thonë se hetimi për këtë rast është në rrjedhë e sipër dhe po punohet për gjetjen e personit të parë të dyshuar, por edhe të dy personave të tjerë që gjithashtu janë në arrati./ Alsat.mk

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

E thotë deputeti i LDK-së: Ne e kundërshtojmë ndryshimin e

November 26, 2026
Maqedoni

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev

November 25, 2026
Kosovë

Aksion policor në “Marigona Hill”, tre persona përfundojnë në pranga

November 25, 2026
Maqedoni

Provimi për Revizorë të Autorizuar Shtetërorë tashmë edhe në gjuhën

November 25, 2026
Maqedoni

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani:

November 25, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5256
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15651
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike,

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

Maqedoni

Provimi për Revizorë të Autorizuar Shtetërorë tashmë edhe

Një tjetër mundësi për përdorimin e gjuhës shqipe në fushën profesionale dhe institucionale është bërë realitet në Maqedoninë e Veriut.

Maqedoni

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka vizituar Muzeun e Alfabetit në Manastit edhe pas aktiviteteve që shënuan 22

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.