E thotë deputeti i LDK-së: Ne e kundërshtojmë ndryshimin e ligjit të Speciales nëse i hiqet mandati për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës
Shkëmb Manaj, djali i veprimtarë të vrarë të LDK-së, Shaban Manaj, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai ka thënë se kanë shpresë që Gjykata Speciale do t’i trajtojë edhe vrasjet e pasluftës.
“Ne mendojmë që kjo çështje është e përcaktuar me ligj dhe në bazë të mandatit Gjykata Speciale ka mandat që t’i drejtojë këto deri në fund”.
“Ne e kundërshtojmë edhe ndryshimin e ligjit nëse ndërlidhet me përmbajtjen e heqjes e mandatit për vrasjet politike të pasluftës. E vërteta duhet të dihet”, ka thënë ai.