Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Thirrjet raciste kundër shqiptarëve: autorët ende të papërgjegjësuar – Mexhiti, Fetai dhe Iseni pa veprim konkret
Maqedoni

Thirrjet raciste kundër shqiptarëve: autorët ende të papërgjegjësuar – Mexhiti, Fetai dhe Iseni pa veprim konkret

August 29, 2025

AA

Se do të përgjigjen huliganët që brohoritën në kor lundër shqiptarëve kishte premtuar edhe zëvendëskryeministrat Izet Mexhiti dhe Arben Fetai, si dhe zëvendësminostri i Policisë, Astrit Iseni, por që deri më sot, asnjë masë nuk është ndërmarrë kundër huliganëve

Rreth një muaj pas thirrjeve raciste e antishqiptare në sallën e sportit në Kumanovë, gjatë ndeshjes së basketbollit mes reprezentacionit të Maqedonisë dhe Rumanisë, Policia ende nuk ka dorëzuar kallëzim përkatës në Prokurori për autorët. Nga Ministria e Punëve të Brendshme, për Alsat shpjegojnë se SPB Kumanovë në koordinim me Prokurorinë Themelore të Kumanovës po ndërmarrin aktivitete për zbardhjen e rastit.

“Nga ana e SPB Kumanovë deri më tani janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet vijuese me qëllim të zbardhjes së rastit: Është kryer bisedë zyrtare me dy persona për të cilët ekziston dyshim se janë të përfshirë në rastin; Është kryer bastisje te shtëpia e një personi; Është privuar nga liria një person”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Jozyrtarisht, bisedë informative është kryer me udhëheqësit joformalë të grupit të tifozëve “Kumani”, të cilët dyshohet se kanë udhëhequr “korin” me fjalë ofenduese. Ndërsa i arrestuar është një 30-vjeçar nga Kumanova me inicialet S.M. i cili dyshohet se gjatë pushimit të ndeshjes së 2 gushtit është përpjekur të fusë një banderolë me përmbajtje fyese.

Ngjarja me thirrjet raciste që ende nuk ka epilog, për ironi kishte ndodhur në sy të kreut të lartë shtetëror, respektivisht kryeministri Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministrit, Ivan Stoillkoviq, ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski dhe kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski. Rastin e dënuan thuajse të gjithë aktorët politik në vend, por edhe Federata Botërore e Basketbollit, duke kërkuar që autorët të vihen para drejtësisë.

Se do të përgjigjen huliganët që brohoritën në kor lundër shqiptarëve kishte premtuar edhe zëvendëskryeministri Izet Mexhiti dhe zëvendësminostri i Policisë, Astrit Iseni, por që deri më sot, asnjë masë nuk është ndërmarrë kundër huliganëve. Madje, edhe zyrtarë tjerë të VLEN-it kishin deklaruar se për herë të parë, huliganët po dalin para drejtësisë, por që e gjithë kjo përfundoi vetëm me një person që u mor në bisedë informative, dhe që u la i lirë pas pak kohësh.

Tre ditë pas ndeshjes së basketbollit, fokusi u vendos te ndeshja e futbollit mes Shkëndisë dhe Karabagut, për çka pati kritika nga partitë maqedonase për thirrjet “Ilirida” nga një grup i tifozëve.

Pak para se të fillonte ndeshja, një 38-vjeçar – shqiptar nga Tetova, por me shtetësi gjermane, ishte arrestuar nga Policia në afërsi të Kopshtit Zoologjik, pasi në motoçikletën e tij kishte vendosur një flamur kuq e zi me hartën e “Shqipërisë së Madhe” dhe mbishkrimin “Autochthonous”. 38-vjeçari u dënua në mënyrë eksprese nga Gjykata për nxitje të urrejtjes ndëretnike edhe atë, me 2 vjet burg me kusht. Plotësisht, është depërtuar nga shteti dhe i është ndaluar hyrje në afat prej 5 vitesh.

Ndërkohë që ende nuk është mbyllur rasti i Kumanovës, një rast tjetër me gjuhë të urrejtjes është shënuar këtë javë në Kavadar, pas mbarimit të ndeshjes mes Pelisterit dhe Shkupit, ku tifo grupi “Çkembari” fyen shqiptarët me frazën “le ta dinë shqiptarët e mallkuar se emri maqedonas nuk do të zhduket”. Nga MPB, njoftuan se po punojnë për zbardhjen e rastit. Pavarësisht se gjuha e urrejtjes sipas Kodit Penal ndëshkohet me gjobë në para e madje dhe me burg, ndër vite në Maqedoni ka mbizotëruar praktika e mosndëshkimit.

Sakaq, Prokuroria Themelore Publike e Shtipit ngriti aktakuzë kundër një personi për vepër penale – “Dhunë”.

Siç thonë nga Prokuroria, më 24 gusht, në stadiumin e futbollit “Belo Brdo” në Shtip, gjatë një ndeshjeje futbolli midis ekipeve të pionierëve të klubeve të futbollit “Bregalnica” nga Shtipi dhe “Shkupi” nga Shkupi, i pandehuri përdori dhunë të rëndë për të rrezikuar sigurinë e dy fëmijëve 15-vjeçarë që ishin lojtarë në ekipin e KF “Bregalnica”.

Incidenti ndodhi në minutën e 89-të të ndeshjes, kur gjyqtari dha kartonin e dytë të verdhë për një faull, duke përjashtuar kështu djalin e të pandehurit, i cili luante për “Shkupi”.
“I pakënaqur me vendimin, djali fillimisht u soll në mënyrë josportive dhe u përpoq të përleshej me grushte dhe shqelma me një nga lojtarët e futbollit të “Bregalnicës”. Pastaj babai hyri në fushë dhe filloi t’i godiste dy fëmijët me grushte dhe shqelma, duke u shkaktuar lëndime trupore. Në fushë hynë edhe persona të tjerë nga publiku, të cilët parandaluan përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes”.

“Prokurori publik paraqiti edhe një propozim në Gjykatën Themelore në Shtip për zgjatjen e masës së paraburgimit të përcaktuar më parë për të pandehurin”, thonë nga Prokuroria.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

E thotë deputeti i LDK-së: Ne e kundërshtojmë ndryshimin e

November 26, 2026
Maqedoni

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev

November 25, 2026
Kosovë

Aksion policor në “Marigona Hill”, tre persona përfundojnë në pranga

November 25, 2026
Maqedoni

Provimi për Revizorë të Autorizuar Shtetërorë tashmë edhe në gjuhën

November 25, 2026
Maqedoni

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani:

November 25, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5256
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15651
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike,

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

Maqedoni

Provimi për Revizorë të Autorizuar Shtetërorë tashmë edhe

Një tjetër mundësi për përdorimin e gjuhës shqipe në fushën profesionale dhe institucionale është bërë realitet në Maqedoninë e Veriut.

Maqedoni

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka vizituar Muzeun e Alfabetit në Manastit edhe pas aktiviteteve që shënuan 22

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.