AA
Prof.Ahmet Asani
PROTESTA GJITHËPOPULLORE KUMANOVARE NË MBROJTJE TË GJUHËS E SHKOLLËS SHQIPE!
▪︎ Sot 37 vite më parë, më 29 gusht të vitit 1988, shqiptarët e qytetit dhe fshatrave të Kumanovës bënë një protestë gjithëpopullore në mbrojtje të gjuhës e shkollës shqipe! Nga përvoja, mund të them lirisht se kjo demostratë ishte një nga demostratat më të fuqishme të vitit, brenda trojeve etnike shqiptare nën federatën Jugosllave!
▪︎ Kërkesës për gjuhë e shkollë shqipe, për drejtësi e barazi iu bashkua gjithë popullata e qytetit dhe fshatrave të Kumanovës! Kjo demostratë tërboi Beogradin, qendër kjo politike prej nga buronte çdo e keqe e kohës! Beogradi e Shkupi kishin dhanë urdhër që demostratat e 29 gushtit 1988 të shtypeshin me dhunë e me denime të rënda!
▪︎ Në fakt Kumanova ishte vendi ku po bëhej prova e parë, pas Kumanovës dhe qyteteve tjera shqiptare në Maqedoni, në radhë ishte Kosova! Stacioni i policisë dhe burgu i Kumanovës u mbushën plot e përplot me shqiptarë! Nga që nuk kishte më vend në burgun e Kumanovës, protestuesit u dërguan nëpër qytete tjera të Maqedonisë!
▪︎ Nuk di për sjelljet e policëve nëpër burgjet e stacionet policore të qyteteve tjera, por në Kumanovë kam parë me sytë e mi qysh policët bënin gara se cili do sillte më shumë dhe cili do shante më keq në baza nacionale protestuesit shqiptarë të burgosur!
▪︎ Krijuesi nuk fal shpirtëra të k’qi, është Fryma Njerëzore ajo e cila e shtynë njeriun të bëjë vepra të k’qija e jo shpirti! Nuk ishin as kushtetuta e as ligji, por ishte Fryma antinjerëzore monisto-komuniste dhe ajo ekstremiste fetare e ngjizur ndër shekuj nga kisha sllavo-ortodokse, që këta policë e inspektorë i shtynin atëbotë të përdornin dhunë ndaj shqiptarëve!
▪︎ Në vend të dialogut njerëzor, pushteti i atëhershëm zgjodhi rrugën e dhunës! Ndaj nxënësve, prindërve e arsimtarëve shqiptarë, që protestuan kundër këtyre masave të dhunshme, antiligjore, antikushtetuese e antinjerëzore, u përdor aq shumë dhunë, sa që disa demostrus mbetën me pasoja gjatë tërë jetës së tyre, kurse për disa thuhet se vdiqën pak kohë pas vuajtjes së dënimeve!
*Autori ishte pjesë e protestës gjithëpopullore
Çështja për ndryshimet kushtetuese mund të vendoset në tryezë në atë moment kur do të ndërtojmë besim përmes garancave të
Dita Botërore për Sigurinë në Punë këtë vit shënohet në hijen e tragjedisë së fundit në një kantier ndërtimi në
Prof.dr. Biljana Angellova, profesoreshë e rregullt në Institutin Ekonomik në Shkup, është rizgjedhur rektore e Universitetit “Shën Cirili e Metodi”