AA
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku me kryetarin aktual të Sarajit, Iljas Veseli, kanë qëndruar në fshatin e Arnaqisë, ku me banorët e kësaj ane, diskutuan rreth konceptit për një Saraj modern.
Shkrimi i plotë i Blerant Ramadanit nga AKI:
Arnaqia e Epërme dhe e Poshtme folën me një zë të fuqishëm!
Bashkë me kryetarin Iljas Veseli patëm nderin të takojmë banorët e Arnaqisë, burra me traditë, me respekt dhe me besim të pathyeshëm.
Fjalët e tyre të sinqerta dhe fjalët e tyre na dhanë një mesazh të qartë: rruga jonë është e drejtë – rruga e bashkimit, rruga e shërbimit, rruga e fitores!
Në emër të koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim, ne zotëhemi se bashkë do ta ngremë Sarajin në nivelin që e meriton, një Saraj modern, krenar dhe fitues!
“Nëse Kiro Gligorov refuzoi 100 milionë dollarë për të ndryshuar emrin e vendit siç thuhet në dokumentet e CIA-s, atëherë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Në vend do të fryjë një erë
Eurodeputeti dhe raportuesi për vendin në Parlamentin Evropian, Thomas Waitz thotë se ndryshimet kushtetuese janë një kusht i pandryshueshëm për