AA
Majlinda Bregu, ish-Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe një nga figurat më me ndikim në rajon, ka shprehur mbështetjen e saj për kandidatin për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani.
Përmes një video-mesazhi drejtuar qytetarëve të Çairit, Bregu vlerësoi lart bashkëpunimin e gjatë me Osmanin, duke theksuar angazhimin e tij të palëkundur për integrimin europian, aftësinë për të dëgjuar dhe respektuar qytetarët, si dhe vizionin për një zhvillim të qëndrueshëm që lidh nivelin lokal me atë rajonal dhe europian.
“Ky nuk është vetëm një mesazh politik, por një thirrje për reflektim: Çairi meriton një të ardhme me më shumë mundësi, shërbime më cilësore dhe me dinjitet europian. Unë besoj se Bujar Osmani di si t’i bashkojë qytetarët dhe si t’i bëjë institucionet të funksionojnë në shërbim të tyre”, u shpreh Bregu.
Gjykimi për zjarrin në diskotekën “Pulse” të Koçanit, ku humbën jetën 63 persona dhe u lënduab mbi 200, vazhdon sot
Çështja e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi u bë pjesë e debatit në emisionin “Debat në Shenja”, ku përfaqësuesit e LSDM-së dhe
Në emisionin “Debat në Shenja”, përfaqësuesi i LSDM-së, Agron Demiri, vlerësoi rolin e ish-kryeministrit Zoran Zaev në avancimin e të