AA
Futbollisti nga Kosova, Mirlind Daku, reprezentues i Shqipërisë, sot me dy golat e tij heshti rusët dhe në anën tjetër lotët e tij morën vëmendje të madhe për faktin se dje kishte ndërruar jetë gjyshi i tij.
“Lotët e shqiptarit udhëtojnë nëpër botë! Rubin Kazan barazoi 2:2 në transfertë kundër Orenburgut në një ndeshje të luajtur në kuadër të javës së shtatë të Premier League ruse.
Lojtari kryesor i mysafirëve në këtë ndeshje ishte sulmuesi i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, i cili shënoi dy gola.
Goli i parë tërhoqi më shumë vëmendje, i cili, përveçse ishte i bukur dhe nga distanca, kishte edhe një dedikim.
Ky gol i dedikohet gjyshit të tij të ndjerë, i cili ndërroi jetë dje (e premte), dhe për të cilin Daku qau”, ka shkruar mes të tjera media boshnjake “Sportsport”.
Daku është në formë të mirë, kjo u dëshmua edhe sot.
Mevlan Ademi nga Lëvizja Studentore ka reaguar pas publikimit të lajmeve për ndryshimin e qëndrimeve të tij lidhur me zgjidhjen
Maqedonia e Veriut ka flotën më të vjetër të automjeteve në rajon, me një moshë mesatare prej 19,4 vjetësh, sipas
Sot (23.10.2026), në orën 12:05, në autostradën Gostivar – Tetovë, nëpunës policorë nga Njësia Mobile për Sigurinë e Trafikut Rrugor