AA
Sekretari i përgjithshëm i ASH-së dhe kandidat për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, ka reaguar pas sulmit në Manastir ndaj një qytetari suedez, i cili u dhunua vetëm pse u ngatërrua për shqiptar.
Ja reagimi i plotë i tij:
“Sulmi në Manastir ndaj një qytetari suedez, vetëm pse u ngatërrua për shqiptar, është akt i papranueshëm dhe i turpshëm!
Dhuna mbi baza etnike është plagë e së kaluarës, e cila nuk mund të tolerohet në një shoqëri që synon standarde evropiane.
Drejtësia duhet të veprojë shpejt dhe qartë, për të treguar se askush nuk ndëshkohet për identitetin e tij, por respektohet si qytetar i lirë.”(INA)
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka kërkuar sërish transparencë dhe përgjegjësi institucionale lidhur me zhvillimet në Operatorin e Sistemit Elektroenergjetik
VLEN ka reaguar ndaj qëndrimeve të Bujar Osmanit lidhur me zhvillimet në Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), duke e akuzuar
Gjykata Themelore Penale në Shkup sot nis gjykimin ndaj ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe shtatë personave të tjerë për rastin e