AA
Nën ndikimin e një mase ajri të lagësht dhe të paqëndrueshme, nesër pasdite, gjatë natës dhe të enjten moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm, me reshje lokale të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formën e një stuhie me reshje më të dendura shiu në një kohë të shkurtër (mbi 20 l/m2), erëra të forta (mbi 60 km/orë) dhe kushte për breshër të izoluar, kumtoi LAMM.
Në Shkup, nesër pasdite, gjatë natës dhe të enjten moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erëra të forta. Në disa pjesë të luginës, proceset do të marrin formën e stuhive afatshkurtra.
Gjykimi për zjarrin në diskotekën “Pulse” të Koçanit, ku humbën jetën 63 persona dhe u lënduab mbi 200, vazhdon sot
Çështja e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi u bë pjesë e debatit në emisionin “Debat në Shenja”, ku përfaqësuesit e LSDM-së dhe
Në emisionin “Debat në Shenja”, përfaqësuesi i LSDM-së, Agron Demiri, vlerësoi rolin e ish-kryeministrit Zoran Zaev në avancimin e të