AA
Kandidati për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar sot se Prof. Bujamin Bela i është bashkuar ekipit të tij si këshilltar për çështje ekonomike dhe buxhetore.
“Kur vendimet strategjike përcaktojnë të ardhmen e Çairit, është thelbësore të kemi ekspertë që i çojnë përpara proceset.
Sot, Prof. Bujamin Bela iu bashkua ekipit tim si këshilltar për çështje ekonomike dhe buxhetore, duke sjellë ekspertizën e tij, kështu për t’i shërbyer zhvillimit të Çairit, në të ardhmen.
Bujamini është akademik i doktoruar në fushën e menaxhmentit në Universitetin e Stambollit, një institucion me renome ndërkombëtare. Ai është dalluar si student ekselent dhe sot është profesionist me dije të thella dhe vizion, që tani e tutje do t’i shërbejë zhvillimit të komunës sonë.
Mirë se vjen në ekipin fitues, profesor!”, ka shkruar Mexhiti. (INA)
Metin Ferrati është vetëm 25 vjeç, por pasioni për teknologjinë e ka shoqëruar që në fëmijëri. Nga Shkupi drejt San
Bullgaria kërkon afat konkret nga Maqedonia e Veriut për ndryshimet kushtetuese dhe përmbushjen e detyrimeve që lidhen me procesin e
Maqedoninë e Veriut nga nesër e pret një ndryshim i ndjeshëm i motit. Sipas parashikimit të UHMR-së, ditët në vijim