
Flaka analizon: Izet Mexhiti: 23 vjet “full” pushtet, tani pretendon mandatin e katërt në Çair
Izet Mexhiti ka një karrierë të gjatë institucionale dhe politike që nga viti 2002. Aktiv në politikë që nga anëtarësimi në BDI, ai shërbeu si kryetar i Komunës së Çairit për tre mandate (2005-2017), deputet në periudhën 2020-2024 dhe aktualisht është Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të RMV-së.
Pas 21 vitesh në BDI, në vitin 2023 ai themeloi Lëvizjen Demokratike, partinë që udhëheq aktualisht. Pas një periudhe pauze nga funksionet lokale, Mexhiti tani synon mandatin e katërt si kryetar i Çairit, duke rikthyer prezencën e tij direkte në politikën lokale.
Karriera e tij përfshin edhe postin e Këshilltarit Ekonomik në Postën e Maqedonisë (2003-2005) dhe drejtimin e degës së BDI-së në Çair gjatë periudhës 2017-2020. Kjo e bën Mexhitin një nga figurat më të njohura dhe me influencë të gjatë në politikën lokale dhe qendrore të RMV-së. Nga 48 vite jetë, hiq më pas se 23 vjet, apo gjysmën e jetës, e ka kaluar në poste shtetërore. Flaka