AA
Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ka zhvilluar sot një takim në Qeveri me delegacionin e Komisionit të Venecias lidhur me projektligjin për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.
Ai theksoi se drafti është dërguar për mendim në mënyrë që të garantohet përputhshmëria e tij me Kushtetutën dhe standardet evropiane, duke eliminuar çdo mundësi për padrejtësi, manipulim apo lojëra politike.
“Sot, pas 24 vitesh vonesash dhe keqpërdorimesh, për herë të parë përfaqësimi i drejtë shndërrohet në një detyrim ligjor të qartë dhe të zbatueshëm për çdo institucion shtetëror. Ky është fundi i padrejtësive të trashëguara dhe fillimi i një epoke të re, ku barazia nuk është më frazë politike, por e drejtë e garantuar me ligj”, u shpreh Fetai. (INA)
MPB Maqedoni njofton se dje (24.08.2026), në orën 17:25 në fsh. Moranë, rrethina e Shkupit, në bazë të urdhrit të
Pacientët me organe të transplantuar nga nesër, 26 gusht, do të mund ta marrin ilaçin Myfortic (mycophenolic acid) prej 180
Përkohësisht ndalohet peshkimi në Liqenin e Mavrovës, ndërsa do të kufizohet edhe përdorimi i mjeteve lundruese për shkak të mbajtjes