AA
Gazetari Naser Selmani ka bërë të ditur se sot në mëngjes ka zbuluar se një person i panjohur ka dëmtuar me thikë gomën e makinës së tij të parkuar para ndërtesës ku jeton në Shkup.
“Nuk i kam borxh askujt dhe nuk kam konflikt me askënd. Rastin e paraqita në polici dhe njoftova personalisht ministrin e Brendshëm, Pançe Toshkovski, nga i cili kërkova zbardhjen e autorëve dhe inspiratorëve të këtij akti kriminal”, shkroi Selmani.
Ai tha se ministri i ka premtuar se policia do të punojë për zbardhjen e rastit. Selmani theksoi se është gazetar, qytetar i zakonshëm dhe anëtar i Lëvizjes “Bota Shqiptare”, duke nënvizuar se nuk është pjesë e asnjë partie politike.
Gazetari u bëri thirrje kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderëve të partive shqiptare të dënojnë sulmin, të cilin e cilësoi si akt të shëmtuar kundër lirisë së fjalës.
“Nëse mendoni se me metoda kriminale mund të më frikësoni, e keni gabim. Keni zgjedhur njeriun e gabuar”, shkroi ai, duke paralajmëruar se nëse brenda dy javësh organet e hetuesisë nuk zbulojnë autorët, do të publikojë dyshimet e tij për ata që qëndrojnë pas sulmit.
Selmani tha gjithashtu se nëse institucionet nuk mbrojnë qytetarët, ai do të kërkojë mbrojtje nga organizatat ndërkombëtare, si dhe nga Shqipëria dhe Kosova, për gazetarët dhe shqiptarët e rrezikuar në Shkup. (INA)

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, njoftoi se teksti i Ligjit për Mbrojtje nga Duhani është finalizuar dhe pritet që brenda
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se më 28 prill 2026, rreth orës 20:10, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë
Koalicioni politik VLEN, përmes një njoftimi publik, ka theksuar se synon të paraqitet si një alternativë e re në skenën