AA
Për 20 vite me radhë, BDI sot e ribrenduar si Aleanca e Koalicionit të Interesave (AKI) i mbajti peng shqiptarët, duke e përdorur parimin e përfaqësimit të drejtë si maskë për korrupsionin, pazaret dhe mbajtjen me çdo kusht të pushtetit të saj. Kështu e nis njoftimin koalicioni VLEN, sipas të cilës, ky ligj, që duhej të miratohej që në vitin 2003, u zhduk nga agjenda përmes marrëveshjeve të pista, interesave klanore dhe lojërave politike.
“Për ta, përfaqësimi i drejtë nuk ishte barazi, por mënyrë për të punësuar nipat, mbesat dhe militantët partiakë. Sot, falë qeverisjes sonë, padrejtësia po merr fund. Me këtë ligj, çdo institucion do të jetë i detyruar të respektojë dhe avancojë parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Themelimi i një Trupi Koordinues Qeveritar, i udhëhequr nga Zëvendëskryeministri, do të monitorojë dhe garantojë zbatimin e tij”.
Brenda gjashtë muajve, thotë VLEN-i, të gjithë ligjet sektoriale do të harmonizohen me obligimet që burojnë nga ky ligj, duke e bërë barazinë dhe drejtësinë standard funksional për të gjithë qytetarët.
“Ky është dallimi mes BDI-së dhe VLEN-it. Ata i përdorën institucionet për të pasuruar veten dhe rrethin e tyre, ne po i përdorim për të sjellë barazi dhe drejtësi. Ata ndryshuan Kodin Penal për të shpëtuar të korruptuarit e vet, ne po ndryshojmë ligjet për të garantuar përfaqësimin e drejtë të të gjithëve. Ata sollën projekte të dëmshme si Ballkani i Hapur, ne po sjellim standarde evropiane dhe barazi ligjore”.
Një shtetas i Austrisë është ndaluar në pikën kufitare Tabanoc, pasi gjatë kontrollit të kamperit të tij policia ka gjetur
Në sallën e gjykatës në “Idrizovë” pranë Gjykatës themelore penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls”
Trafiku ajror në Maqedoni po përjeton një rritje të ndjeshme dhe, sipas Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski, rezultatet