Dalin të gjithë minatorët e ngujuar në Trepçë, të gjith janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Të gjithë 63 minatorët që kishin mbetur të ngujuar në Minierën e Trepçës kanë arritur të dalin nga miniera dhe, sipas raportimit të korrespondentit të Klan Kosovës, janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Dalja përmes rrugës emergjente është shoqëruar me vështirësi për disa prej tyre. Korrespondenti, duke iu referuar personave të afërt me minatorët, raportoi se mosha e disa prej tyre e kishte vështirësuar ngjitjen. Megjithatë, ai theksoi se ky informacion nuk është konfirmuar nga burime zyrtare.
Ndërkohë, IndeksOnline ka siguruar pamje nga momentet kur disa prej minatorëve kanë dalë nga miniera.