AA
Shkruan: Prof. DR. Sunaj Raimi
Në dimrin e vitit 1933, Fan Noli gjendej në Boston, SHBA, fort i sëmurë, pa mjete të nevojshme për shërim. Kur lajmi mbërriti në Tiranë, në zyrën mbretërore të Ahmet Zogut, shumëkush priste që Zogu të gëzohej për këtë gjë, sepse Noli ishte rivali politik që e kishte rrëzuar atë nga froni. Mirëpo nuk ndodhi kështu! Mbreti ia dërgoi Faik Konicës, ambasadorit shqiptar në SHBA, 3000 franga ari për shërimin e Nolit. Ky gjest ishte i çuditshëm për shumëkënd: një Mbret që e ndihmonte armikun e tij politik. Por, Zogu e dinte se Shqipëria ishte më e madhe se grindjet personale. Ai nuk donte që historia ta kujtonte si njeriun i cili një figurë markante si Noli, e kishte lënë pa përkujdesje të shtetit. Kur Noli e mori ndihmën, nuk tha asnjë fjalë, por miqtë e tij ia panë lotët në sy. Ishte një ndihmë që atij ia shpëtoi jetën, dhe një mesazh që tregonte se përtej politikës, te shqiptarët fisnik ende ekzistonte respekti kombëtar. Më vonë, në vitet e pleqërisë, Noli kishte thënë: me gjithë të metat e tij, Zogu dijti të ndërtonte një shtet të fortë. Mesazhi i rrëfimit: kështu duhet të jenë politikanët shqiptarë sot, vëllezër empatist, e jo militarist, që ia nxjerrin sytë njeri tjetrit për pak pushtet, famë e autoritet!
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur sot dy zëvendësministra të rinj, duke plotësuar vendet vakante në Ministria e Arsimit
Në bisedat me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, e kemi përcaktuar që këtë pranverë të mbahet takimi i parë,
Kryeministri i Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se komuniteti turk gëzon mbështetjen e tij të plotë dhe i inkurajoi