AA
Shkruan: Naser Pajaziti
Edi Rama gjeti fajtorët për ndotjen e bregdetit shqiptar siç e tha “shqipot” e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë.
Po pse kjo gjuhë denigruese ndaj shqiptarëve të vet?
Apo është më e lehtë të stigmatizosh bashkëkombësit sesa të pranosh dështimin e shtetit në menaxhimin e mbeturinave dhe shërbimeve publike?
A mos vallë turistët serbë, rumunë apo të tjerë qenkan më “të pastër” se shqiptarët? Apo aty nuk guxon të flasësh?
Kjo qasje përçmuese është e rrezikshme: ndan kombin në “mysafirë të padëshiruar” dhe e zhvendos fajin nga pushteti tek qytetari.
Ndotja nuk është faj i shqiptarëve që sjellin jetë dhe ekonomi në bregdet, por i institucioneve që kanë dështuar t’i menaxhojnë plazhet dhe mbeturinat!
Edi Rama e di se bregdeti shqiptar po shndërrohet në një rrëmujë të pakontrolluar – pa plane urbanistike, me ndërtim të mbingarkuar, pa rrjet kanalizimesh dhe shpesh pa ujë. Në zonën e Golemit, koshat e mbeturinave qëndrojnë vetëm dy metra larg hoteleve, duke e shndërruar pamjen në të papranueshme dhe duke kundërmuar në erë qoftinash.
Pallatet përreth bregdetit muaj më parë kaluan dhjetë ditë pa ujë, ndërsa pushuesit përjetojnë çdo ditë pasojat e keqmenaxhimit. Një pushues që ka apartament aty më tregoi vetë situatën dhe frustrimin që ndjejnë banorët dhe turistët: “Kjo nuk është turizëm, është dështim total i shtetit dhe institucioneve!” Edi Rama nuk të kanë faj “shqipot”, por qeverisja pa strategji zgjidhjeje dhe menaxhimi!
Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Propozimin për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit për vitin 2026. Me ndryshimet e propozuara bëhet përshtatja
7 DHE 10 TETORI 1991, NJË KAPITULL I VEÇANTË I HISTORISË SË ARSIMIT TË MESËM SHQIP NË KUMANOVË Shkruan: prof.Etem
Një detaj i veçantë në një prej pamjeve që po qarkullojnë në kuadër të skandalit me videot intime të kompozitorit