AA
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, bashkë me Departamentin për Preventivë të SPB – Tetovë, kanë iniciuar një fushatë për rritjen e sigurisë së fëmijëve në komunikacion. Ky aktivitet, që zhvillohet për të dytin vit radhazi me fillimin e vitit të ri shkollor, ka si qëllim edukimin e nxënësve dhe rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me sigurinë në rrugë.
Një nga aktivitetet kryesore të kësaj fushate ishte defileja e organizuar nga autoritetet lokale së bashku me nxënësit dhe mësimdhënësit, e cila filloi nga Komuna dhe përfundoi në sheshin e qytetit. Gjatë këtij aktiviteti, fëmijët patën mundësinë të mësojnë rreth rëndësisë së përdorimit të shenjave të komunikacionit dhe rregullave të sigurisë në rrugë.
Pjesë e kësaj fushate ishin gjithashtu aktivitete sensibilizuese për shoferët, të cilët u ndaluan për një bisedë nga policia, duke u kujtuar atyre rëndësinë e respektimit të rregullave të komunikacionit dhe kujdesit ndaj fëmijëve, si pjesëmarrës më të vegjël në rrugë. Pas mbërritjes në sheshin e qytetit, fëmijëve iu shpërndanë broshura me udhëzime dhe mesazhe për sjelljen e tyre si këmbësorë dhe për të gjithë përdoruesit e rrugës.
Kryetari Limani theksoi se ky aktivitet ka si qëllim të njoftojë nxënësit me rolin e policisë rrugore dhe të edukojë ata për rëndësinë e sigurisë në komunikacion. Gjithashtu, ai theksoi se kjo fushatë do të vazhdojë edhe në vitet në vijim, për të garantuar një mjedis më të sigurt për fëmijët dhe për gjithë komunitetin.
Në përfundim, kryetari Limani njoftoi se janë në proces përgatitjeje për instalimin e sinjalistikës së re në qytet, me një fokus të veçantë në afërsi të shkollave, si dhe për intensifikimin e kontrolleve nga policia në zonat përreth shkollave të mesme, me qëllim parandalimin e shkeljeve të rendit dhe sigurisë publike.
Iniciatori i peticionit për mbajtjen e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, Mevlan Ademi, ka njoftuar se ka zhvilluar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njoftoi se evakuimi i shtetasve maqedonas nga vendet e Lindjes së
Përfaqësia e Fondacionit Maarif të Turqisë (TMV) në Maqedoninë e Veriut ka organizuar një program iftari në kryeqytetin Shkup, transmeton