
Përvjetori i Nënës Terezë, përkujtie nga BE-ja dhe Ambasada e Italisë në Shkup
Sot, më 5 shtator, shënohet përvjetori i vdekjes së Nënës Terezë, humanistes së madhe shqiptare e lindur në Shkup në vitin 1910, fituese e Çmimit Nobel për Paqen. Institucionet ndërkombëtare në Shkup kanë përkujtuar figurën e saj duke e vlerësuar si simbol të paqes dhe solidaritetit në mbarë botën.
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup në një mesazh përkujtes tha:
“Sot, 5 shtator, shënohet përvjetori i vdekjes së Nënës Terezë, e lindur në Shkup në vitin 1910, fituese e Çmimit Nobel për Paqen. Sot i bëjmë homazh veprës së saj humanitare dhe njohjes së saj në të gjithë botën si simbol i solidaritetit dhe bashkimit. Shtëpia në të cilën ajo lindi është një memorial në qendër të Shkupit dhe është një destinacion i shpeshtë për vizita të shumta nga qytetarë dhe turistë.”
Edhe Ambasada e Italisë në Shkup iu bashkua përkujtimit duke theksuar lidhjen e Nënës Terezë me kryeqytetin maqedonas:
“Sot, 5 shtator, shënohet përvjetori i vdekjes së Shën Nënës Terezë të Kalkutës, fituese e Çmimit Nobel për Paqen dhe simbol universal i solidaritetit dhe vëllazërisë, e lindur në Shkup në vitin 1910. Ambasada e Italisë i bashkohet komunitetit ndërkombëtar në nderimin e kujtimit të saj, të lidhur ngushtë me këtë qytet.”
Në qendër të Shkupit, shtëpia ku lindi Nëna Terezë është shndërruar në memorial dhe është një nga destinacionet më të vizituara nga qytetarë dhe turistë që duan të nderojnë kujtimin e saj. Flaka