AA
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka pranuar një urim nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, me rastin e 34-vjetorit të pavarësisë së vendit – 8 Shtatorit, përcjell TV21
Në publikimin e saj, Siljanovska Davkova shprehu mirënjohje për këtë gjest, duke e cilësuar si një dëshmi të miqësisë së fortë maqedono-amerikane dhe partneritetit strategjik, si dhe një nxitje për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Mirënjohje të sinqertë presidentit të SHBA-së dhe popullit amerikan për urimin me rastin e 34-vjetorit të 8 Shtatorit”, shkroi ajo.
Ajo theksoi gjithashtu se urimi i Trump, i dorëzuar nga ambasadorja amerikane Angela Aggeler, përmbante mesazhe të rëndësishme të njohjes, mirëkuptimit dhe mbështetjes, të cilat janë të nevojshme në kohën kur bota përballet me konflikte, krime ndërkombëtare dhe nevoja për siguri e paqe të qëndrueshme.
7 DHE 10 TETORI 1991, NJË KAPITULL I VEÇANTË I HISTORISË SË ARSIMIT TË MESËM SHQIP NË KUMANOVË Shkruan: prof.Etem
Një detaj i veçantë në një prej pamjeve që po qarkullojnë në kuadër të skandalit me videot intime të kompozitorit
Avancimi i bashkëpunimit në bujqësi dhe shkëmbimi i produkteve bujqësore dhe ushqimore ishin në fokus të takimit të sotëm zyrtar