AA
Aleanca për Shqiptarët reagon se Fondi Pensional dhe i Sigurimit Invalidor i Maqedonisë së Veriut ka nënshkruar marrëveshje për shkëmbim elektronik të të dhënave me Fondin e Republikës Srpska, nën drejtimin e Milorad Dodikut – një politikan i shpallur fajtor nga Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës dhe i sanksionuar ndërkombëtarisht për shkelje flagrante të rendit kushtetues dhe mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare.
“Në një kohë kur e gjithë bota demokratike po e izolon Dodikun, qeveria e Maqedonisë së Veriut nënshkruan marrëveshje me institucionet e tij, duke i dhënë oksigjen politik një figure të lidhur ngushtë me projektin e “Botës Serbe”, krah Putinit dhe kundër NATO-s e BE-së.
Heshtja e VLEN-it në këtë rast është skandaloze. Ajo është dëshmi se ky koalicion shqiptar në qeveri nuk ka guxim të thotë asnjë fjalë kundër politikave që e tërheqin Maqedoninë e Veriut drejt Beogradit dhe Moskës. Ky nuk është partneritet, por vazalitet i plotë.
VLEN u shfaq para qytetarëve si faktor i ndryshimit, por sot po mbyll sytë përballë afrimit të rrezikshëm me Republikën Srpska, duke vënë në pikëpyetje jo vetëm orientimin euroatlantik të shtetit, por edhe sigurinë dhe dinjitetin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Aleanca për Shqiptarët i bën thirrje qeverisë që të ndalojë menjëherë këtë politikë të rrezikshme dhe të shpjegojë para opinionit publik pse nënshkroi marrëveshje me institucionet e një entiteti që sfidon hapur rendin ndërkombëtar dhe vlerat euroatlantike”, reagon ASH e Taravarit.(INA)
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot në kuadër të seancës së 108-të, miratoi ligjet për shërbimin gjyqësor dhe shërbimin e
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njofton opinionin se në përputhje me udhëzimet e Qeverisë, si dhe me
Sindikata e Kulturës e Republikës së Maqedonisë (SKRM) ka nisur procedurë para Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP). Nga sindikata thonë