
Osmani: Kam lobuar personalisht që Maqedonia e Veriut të mbështesë shtetin palestinez
Ish-ministri i Jashtëm dhe kandidati i BDI-së për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, ka reaguar pas publikimit të një videoje ku shfaqet një fragment i shkëputur nga deklaratat e tij mbi konfliktin Izrael–Palestinë. Ai thotë se në deklaratën e plotë ka theksuar se mbështet formimin e një shteti palestinez të pavarur.
“Maqedonia e Veriut nuk ka pasur qëndrim për ta mbështetur shtetin palestinez. Ajo që kam bërë unë, është që politikën e dy shteteve, e cila është politikë e Bashkimit Evropian, ta zyrtarizojmë si politikë të jashtme. Maqedonia e Veriut tani mbështet formimin e shtetit palestinez. Ky është kontributi jonë, kontributi im,” deklaroi Osmani.
Ai tha gjithashtu se gjatë mandatit të tij si ministër ka lobuar që kjo politikë të bëhet pjesë e qëndrimit zyrtar të shtetit, duke e cilësuar këtë si një prej arritjeve më të rëndësishme në fushën e diplomacisë.