
“Ta ‘huazojmë’ Edi Ramën për kryeministër të Maqedonisë së Veriut për 5-10 vjet” – ja kush kërkon!
Aktivisti dhe analisti Bobi Ilijevski ka bërë një koment ironik lidhur me procesin e integrimit europian dhe lidershipin rajonal. Në një shkrim të tij ai u shpreh se Maqedonisë së Veriut do t’i bënte mirë një kryeministër si Edi Rama, të paktën për një periudhë të caktuar kohe.
“А, може некако да ни го позајмите Еди Рама да ни биде премиер, едно 5-10 години, откако ќе ја внесе Албанија во ЕУ,” shkroi Ilijevski.
Me këtë deklaratë, ai vuri në dukje kontrastin mes ritmit të reformave në Shqipëri dhe ngecjeve politike në Maqedoninë e Veriut, duke e shoqëruar komentin e tij me një dozë ironie dhe kritike ndaj klasës aktuale politike vendase.