
Kontrata amerikane që “varrosi” Serbinë, Ngjela me deklaratë të fortë për bashkimin Kosovë-Shqipëri!
AA
Ngjela: Kosova është çliruar nga SHBA – Serbia s’mund të rikthehet më
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdojnë të zgjerojnë dhe forcojnë praninë e tyre ushtarake në Evropën Juglindore, përmes një kontrate pesëvjeçare që përfshin projekte ndërtimi dhe mirëmbajtjeje në Shqipëri, Kosovë dhe Bullgari.
Sipas njoftimit zyrtar, kontrata pesëvjeçare do të përfshijë ndërtimin dhe mirëmbajtjen e bazave ku janë të vendosura forcat amerikane, duke mbështetur jo vetëm praninë ushtarake të SHBA-së, por edhe veprimtarinë e agjencive të tjera amerikane në rajon, përfshirë Republikën e Kosovës.
E në lidhje me këtë vendim të SHBA-së që prek dy shtetet shqiptare, për “Bota sot” e komentoi avokati shqiptar, Spartak Ngjela.
Si fillim, ai përmendi edhe armatosjen e Serbisë dhe qëllimet e saj që ka ende ndaj Kosovës.
Nëse në një diskutim si ky do t’i qëndronim arsyes historike të një lufte midis ish pushtuesit dhe të çliruarit prej tij; na duhet të theksojmë se ish – pushtuesi, si rregull, gjithmonë mendon për ripushtimin e atij që është çliruar nga pushtimi i tij.
Nga ky rregull nuk mund të përjashtohet as Kosova.
Por këtu lind kjo pyetje: pse po vijon të armatoset me një ritëm jo normal Serbia?
Serbia është një entitet historik pushtues në Ballkanin Perëndimor; sepse dihet që nuk e ka pasur autoktoninë në Ballkan, por në stepat aziatike.
Por kjo është një histori e cila kuptohet se ende nuk është larguar nga aktualiteti historik”.
Krahas kësaj, Ngjela foli edhe për armatosjen e Kosovës dhe ndihmën që e merr në vazhdimësi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas tij, fakti që ne jemi çliruar nga SHBA, është një fakt që e “varros’ Serbinë e qëshpëtimin synon ta gjejë tek Rusia.
“Po Kosova?
Kosova është jo vetëm një shtet prej 2 milionë shqiptarësh; por edhe një shtet i dytë shqiptar. Ky fakt ka shqetësuar dy pushtues tokash të shqiptarisë në Ballkanin Perëndimor: Serbinë dhe Greqinë. Dhe kjo po kuptohet.
Por në qendër të këtij shqetësimi është fakti historik që Kosova si shtet i pavarur është çliruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dhe kuptohet se është ky fakt që e varros Serbinë, e cila po kuptohet që kërkon “të dalë nga varri i saj historik” me ndihmën e Rusisë.
Por i gjithë ky; për Serbinë është një mundim dhe shpenzim i madh që asaj i ka ardhur dhe po e mban nga arsyeja që thamë më lart: por janë ende dhe tre etni të tjera në shtetin e Serbisë që mund të ndjekin rrugën e Kosovës; kurse shqetësimi i madh i Serbisë mbetet në kltë pyetje që asaj nuk i ndahet: a do të bashkohen dy shtetet shqiprarë në Gadishullin Ilirik: Shqipëria dhe Kosova?”.
Ndër të tjera, avokati shqiptar përmendi edhe Çamërinë, derisa paralajmëroi se koha e historisë aktuale kuptohet që po ecën drejt shqiptarisë se riformuar në Ballkanin Perëndimor.
Por menjëherë pas kësaj pyetjeje vjen pyetja tjetër: po Çamëria?
Dhe kjo pyetje ka dhjetë vite që shqetëson edhe Greqinë, edhe Serbinë – sepse dyshimi është që Çamëria po duket të jetë edhe një interes amerikan.
Dihet se politika amerikane me luftën për çlirimin e Kosovës tregoi që po kërkon një krijim të ri të etnisë shqiptare në Gadushullin Ilirik.
Dhe prandaj tani këtu, në këtë pikë, kuptohet se ka mbetur kjo çështje, e cila sigurisht që do të vijojë më tej, sepse interesi gjeopolitik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor është për Shqipërinë e Bashkuar.
Dhe kjo histori kuptohet se është në një vijim historik me tre emra gjropolitikë: Shqipëri Kosovë dhe Çamëri.
Të shohim; por koha e historisë aktuale kuptohet që po ecën drejt shqiptarisë se riformuar në Ballkanin Perëndimor”, përfundoi Spartak Ngjela.