AA
Sot mbushen katër vite nga një prej ngjarjeve më të rënda që ka tronditur Maqedoninë e Veriut – tragjedia e zjarrit në spitalin modular të Tetovës, ku humbën jetën 14 persona. Objekti u shndërrua në hi për disa minuta, ndërsa familjet e viktimave mbetën të shkatërruara shpirtërisht përcjell INA
Katër vite më vonë, përveç dhimbjes së madhe, ajo që mbetet edhe më e rëndë është mungesa e drejtësisë. Asnjë prej përgjegjësve realë nuk është prapa grilave, ndërsa proceset gjyqësore janë zvarritur e deformuar. Vendimi i rigjykimit i shpalli fajtorë vetëm dy ish-drejtorë të spitalit për mungesën e aparateve kundër zjarrit, me një dënim minimal prej 1 viti e 6 muaj burg. Askush nuk u gjykua për shkaqet e vërteta të zjarrit, i cili sipas ekspertëve lidhet me defekte elektrike dhe cilësinë e dobët të objekteve modulare.
Prokuroria Publike dhe ajo për Krim të Organizuar prej dy vitesh po zhvillojnë hetime të pafund për mënyrën e ndërtimit dhe tenderëve të spitaleve modulare, por deri më sot nuk ka asnjë epilog. Heshtja institucionale dhe prolongimet burokratike vetëm sa e thellojnë mosbesimin e qytetarëve ndaj sistemit të drejtësisë.
Kjo tragjedi, përveç humbjes së jetëve njerëzore, ekspozoi edhe fytyrën e vërtetë të shtetit: korrupsion, papërgjegjësi dhe mungesë të përgjegjësisë politike. Në vend se të kërkohej llogari nga ata që ndërtuan objekte pa standarde, familjet e viktimave u përballën me kompensime financiare – një përpjekje për të blerë heshtjen dhe për të mbyllur plagët me para.
Sot, në përvjetorin e katërt, Tetova dhe gjithë vendi përkujtojnë 14 viktimat, por edhe katër vite të humbura pa drejtësi. Kjo është një plagë e hapur jo vetëm për familjarët, por për gjithë shoqërinë që sheh si ndëshkohen të vegjlit dhe si shpëtojnë të mëdhenjtë.
Tragjedia e Tetovës nuk është vetëm një aksident – është pasqyrë e një sistemi të kalbur, ku përgjegjësit politikë fshihen pas gjyqeve të zvarritura, ndërsa qytetarët mbeten viktima të përhershme të korrupsionit dhe mosfunksionimit të shtetit.(INA)
Moti sot do jetë pjesërisht me vranësira me reshje të herëpashershme shiu, lokalisht më të bollshme (mbi 20 l/m²). Kryesisht
Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Muçunski, në margjinat e Konferencës
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njofton se dy persona nga Shkupi janë privuar nga liria nën