AA
shkruan: Naser Pajaziti
Propaganda e ministres së Serbisë, Milica Burnevi Stamenkovski nga Manastiri, qyteti i Alfabetit Shqip nuk është asgjë tjetër veçse një demonstrim i rrezikshëm!
Duke e quajtur Kosovën “Kosovo e Metohi”, duke shpallur flamurin serb si simbol “mbijetese” dhe duke promovuar narrativën e “botës serbe”, ajo solli në mes të Maqedonisë së Veriut një diskurs kolonial e paternalist me uniforma ushtarake, që synon dominim jo vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj vetë popujve tjerë të rajonit, sidomos atyre më të vegjël sllavë.
Një ministre e një shteti fqinj nuk mund të përdorë territorin e një shteti sovran për të shpërndarë propagandë që cënon bashkëjetesën dhe stabilitetin rajonal. A thua, a do të lejohej ndonjë ministre shqiptare të shkonte në Nish e të shpallte “botën shqiptare” dhe pretendime mbi Sanxhakun e Nishit?
Në një shtet multietnik, importimi i porosive shoviniste nga një shtet tjetër nuk është kulturë – është sulm ndaj sovranitetit dhe bashkëjetesës.
Postimi në facebook KËTU
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njofton se dy persona nga Shkupi janë privuar nga liria nën
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, ka njoftuar se gjatë pjesëmarrjes në Munich Security Conference është takuar me Richard Grenell, të
Metin Ferati, inxhinier softuerik nga Shkupi, së bashku me ekipin e tij ka lansuar aplikacionin “Kurani Shqip,” i cili ofron