AA
Kandidati për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, gjatë një takimi me qytetarët në konakun e familjes Dolek në Gazi Babë, tha se shqiptarët sot janë më të fortë se kurrë dhe se Çairi ka marrë një rol qendror në zhvillimet politike e ekonomike në vend.
“Pozita shqiptare në shtet është avancuar ndjeshëm: me punësime, investime konkrete, ligjin për përfaqësim adekuat dhe procesin e decentralizimit që qeveritë e kaluara nuk e çuan përpara. Kemi rritur pagat në arsim e shëndetësi, kapitacionet, pensionet dhe kemi avancuar ligjin për medresenë ‘Isa Beu’”, theksoi Mexhiti.
Ai shtoi se investimet e qeverisë nuk janë kufizuar vetëm në komunat që udhëhiqen nga VLEN, por janë shpërndarë në të gjitha komunat shqiptare, pa dallim partie.
Sa i përket Çairit, Mexhiti përmendi disa projekte madhore: ndërtimin e çerdhes më të madhe në vend, renovimin e të gjitha shkollave, nisjen e procedurave për tri shkolla të reja, si dhe projektet infrastrukturore si sheshi “Skënderbe”, transformimi i Çarshisë së Vjetër, parkingjet moderne dhe rrjeti i ujësjellësit, kanalizimit e ndriçimit publik.
“Çairi nuk është më periferi e harruar, por epiqendra ku zhvillohen betejat kryesore politike. Prandaj, duhet të vetëqeveriset dhe të udhëheqë proceset më të rëndësishme në vend”, deklaroi Mexhiti. (INA)
Dje (19.04.2026) në orën 18:50, në rrugën Gostivar – Tetovë, nga ana e nëpunësve policorë të Njësisë Mobile për Siguri
Dje (19.04.2026) në orën 18:50, në rrugën Gostivar – Tetovë, nga ana e nëpunësve policorë të Njësisë Mobile për Siguri
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Nga mesdita do të