AA
Kombëtarja e Kosovës ka triumfuar me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Suedisë në kuadër të ndeshjes së dytë të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.
Që nga minuta e parë Kosova dëshmoi karakter të fortë duke treguar një rezistencë të madhe në fazën defanzive si dhe duke rrezikuar në çdo dalje të mundshme në fazën e sulmit.
Golin e epërsisë Kosova e gjeti në minutën e 13-të me anë të Elvis Rexhbecaj i cili realizoi për rezultatin 1-0 në një situatë një për një me portierin Robin Olsen.
Të besuarit e Franco Fodës nuk u zmbrapsën pas golit të epërsisë dhe vazhduan me sulmet në drejtim të portës suedeze.
Po luhej minuta e 40-të e takimit kur pas një kundërsulmi vrasës, Kosova e gjeti edhe golin e dytë.
Ishte Vedat Muriqi i cili realizoi një super gol për 2-0 pas një kombinimi fantastik me Albion Rrahmanin i cili ishte në rolin e asistuesit.
Njësiti kundër Korrupsionit pranë Sektorit të Hetimeve Kriminalistike ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup ndaj ish-kryetarit
Ka vazhduar përplasja mes Kryeministrit Hristijan Mickoski dhe partisë opozitare maqedonase LSDM, në lidhje me ish-kryeministrin e arratisur, Nikolla Gruevski
“Duan të punojnë një ditë në javë dhe duan pagë 120-150 mijë denarë, por nuk duan të shkruajnë as një