AA
Reagim nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit:
Në Maqedoninë e Veriut, ndodhi një akt i papranueshëm dhe provokues për qytetarët e vendit tonë, veçanërisht për shqiptarët. Një delegacion shtetëror serb, me protokoll shtetëror, vendosi një pllakë përkujtimore për nënkolonelin e ushtrisë serbe dhe vojvodën çetnik Voin Popoviq – i njohur si Vojvoda Vuk, i cili në vitin 1916 kishte marrë pjesë në okupimin e territoreve tona.
Ceremonia u shoqërua me intonimin e himnit të Serbisë, pjesëmarrjen e ministrave të Qeverisë së Serbisë, përfaqësuesve të ushtrisë dhe klerit serb, si dhe me vendosjen e kurorave.
Ky akt është më shumë se një përkujtim historik: është një mesazh i hapur i Serbisë se në Maqedoninë e Veriut mund të ngrihen monumente të figurave të saj ushtarake e çetnike, pa marrë parasysh ndjenjat e popullsisë vendase, veçanërisht të shqiptarëve, të cilët kanë qenë viktima të këtyre politikave hegjemoniste.
Kush ishte Vojvoda Vuk?
Voin Popoviq (1881–1916), nënkolonel i ushtrisë serbe dhe vojvodë çetnik, mori pjesë në luftimet për Maqedoninë gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, si komandant i Detashmentit Vullnetar në Frontin e Selanikut. Ai ishte një nga figurat kryesore të ekspansionizmit ushtarak serb, përfshirë edhe okupimin e territoreve shqiptare në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Aleanca për Shqiptarët dënon fuqishëm këtë akt skandaloz dhe shovinist, që përbën provokim të drejtpërdrejtë ndaj shqiptarëve dhe maqedonasve, duke prekur ndjenjat e qytetarëve të vendit. Qeveria e Mickoskit, duke heshtur dhe duke lejuar aktivitete të tilla, tregon jo vetëm dobësi, por edhe bashkëpunim të heshtur me projektin e “Botës Serbe”, ndërsa VLEN nuk ka fuqi ta parandalojë.
Ne kërkojmë reagim të menjëhershëm institucional, si dhe shpjegim nga qeveria pse është lejuar ky akt i turpshëm në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Maqedonia e Veriut nuk është fushë për ekspansionizëm serb dhe as nuk do të lejojë rehabilitimin e figurave çetnike që përfaqësojnë dhunën, okupimin dhe shtypjen e shqiptarëve, por edhe të vetë maqedonasve”, reagon ASh.(INA)
Një 58-vjeçar humbi jetën dhe një person tjetër u lëndua në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi rreth orës
Një i ri 18 vjeçar ka treguar ndershmëri dhe përgjegjësi qytetare, pasi ka gjetur dokumente personale dhe një shumë të
Në pikën kufitare të Tabanocit, te një shtetas hungarez janë zbuluar 200.000 euro, të cilat ai ishte përpjekur t’i fuste