AA
Zv/kryeministri Izet Mexhiti dhe kandidat për kryetar të Çairit, nga radhët e koalicionit VLEN, sot u pyet se përse nuk po jep dorëheqje nga posti i zv/kryeministrit, ngase është shprehur i bindur se do të dal fitues në zgjedhjet.
Mexhiti tha se votuesit do të tregojnë se kush do të fitojë dhe si do të fitojë.
“Ende jam zv/kryeministër i parë dhe ministër i ekologjisë, kam paralajmëruar se pas 19 tetorit nuk do të jem. Do të jem kryetar i Çairit, dikush tjetër do të jetë zv/kryeministër i parë”, tha Mexhiti.
Sa i përket akuzave për punësime familjare që vijnë nga opozita shqiptare, Mexhiti tha se për familjarizim dhe keqpërdorim të pushtetit njihet pushteti i kaluar.
“Soravijat nuk i kemi ne, soravijën e kanë ato tjerët”, shtoi më tej Mexhiti.
Në Kuvend sot do të mbahen seanca të komisioneve kuvendore për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, për politikë të
Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ka deklaruar se nisja e punimeve për autostradën Shkup-Bllacë është rezultat
BDI e konsideron të papranueshme deklaratën e Stojançe Angellovit se “në vitin 2001 e sulmonim me tanke, ndërsa sot e