
Bujar Osmani: Lëvizja për rilindjen e Çairit po shpërthen mbi pritshmëritë tona
Lëvizja për rilindjen e Çairit po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha, tha Bujar Osmani, duke e cilësuar hapjen e Shtabit në Këshillin Vendor “Fehmi Lladrovci” si një dëshmi të gjallë të këtij momentum-i.
“Lëvizja për rilindjen e Çairit po shpërthen mbi pritshmëritë tona dhe dëshmia më e gjallë ishte sot në hapjen e Shtabit në Këshillin Vendor ‘Fehmi Lladrovci’,” deklaroi Osmani.

Ai theksoi se qytetarët e Çairit janë të lodhur nga politika e deritanishme.
“Të lodhur nga premtimet boshe, projektet e parealizuara, ambienti i papastër dhe mungesa e sigurisë, qytetarët e Çairit po i thonë mjaft stagnimit,” shtoi Osmani.
Sipas tij, pakënaqësia tashmë po shndërrohet në një lëvizje të fuqishme shoqërore.
“Zëri i tyre nuk është thjesht kritikë, por rezistencë që po forcohet çdo ditë e më shumë,” tha ai.
Në përfundim, Osmani theksoi se Aleanca Kombëtare për Integrim po bëhet një faktor i ri i rëndësishëm politik.
“Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese,” theksoi ai.