
Rritje rekord e lejeve të ndërtimit në Maqedoninë e Veriut
Në korrik 2025, Maqedonia e Veriut ka shënuar një rritje rekord prej 345.3% të vlerës së projekteve ndërtimore që kanë marrë leje ndërtimi, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave.
Vlera totale e objekteve të miratuara arriti në 31.7 miliardë denarë (rreth 515 milionë euro), ku pjesa më e madhe i atribuohet miratimit të një projekti për park me turbina ere në komunat Shtip, Radovish dhe Karbinci, me vlerë 500 milionë euro. Ky park do të jetë një nga investimet më të mëdha në energjinë e rinovueshme në vend dhe pritet të ketë ndikim të madh në prodhimin e energjisë së pastër.
Përveç këtij projekti strategjik, gjatë muajit korrik janë planifikuar edhe 667 njësi banimi të reja. Në total, janë lëshuar 401 leje ndërtimi, një rritje prej 7.2% krahasuar me korrikun 2024. Nga këto, 57% i përkasin investitorëve privatë, duke treguar një interes të lartë të qytetarëve për investime në ndërtim.
Flaka