AA
Çair – Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Dizhon, në konakun e Ibrahim Mejdit. Në këtë ngjarje, të pranishëm ishin qytetarë nga të gjitha moshat, të cilët, siç tha Mexhiti, treguan interesim të madh për vizionin dhe programin e tij për komunën.
“Ishte një mbrëmje e mbushur me vlera dhe biseda përmbajtësore, në një atmosferë që të krijonte ndjesinë e afërsisë njerëzore. Jam mirënjohës për mikpritjen dhe kohën e ndarë me ne nga Ibrahimi, familja e tij dhe banorët e Dizhonit”, tha ai.
Mexhiti shtoi se çdo ide, pyetje dhe sugjerim nga qytetarët është një pasuri e çmuar për rrugëtimin politik dhe për misionin e shërbimit publik.
“Këto takime janë pasqyra më e qartë e mënyrës se si duam të qeverisim: në afërsi me qytetarin dhe me komunikim të drejtëpërdrejtë. Ky është vizioni ynë, të jemi pranë njerëzve, t’i dëgjojmë dhe të ndërtojmë së bashku të ardhmen që e meritojmë”, theksoi kandidati për Çair. (INA)
Pas gjashtë muajsh në arrest shtëpie, ish zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi nesër do të ulet në bankën e të
Një zjarr i madh që ka nisur para një jave është duke iu afruar fshatit Paligrad të Komunës së Studeniçanit.
Moti në Maqedoninë e Veriut pritet te jetë kryesisht i ndryshueshëm me vranësira dhe ngrohtë, me periudha me diell. Drejtoria